Arrestohet shoferi që shtypi me “Benz” 3 këmbësorët në Elbasan. Policia jep detajet

Arrestohet nga policia 35-vjecari që shkaktoi aksidentin e rëndë dje në Elbasan, ku makina me të cilen po udhëtonte përplasi tre kalimtarë, një grua vdiq në vend dhe dy të tjerë u plagosen.

Policia e Elbasanit ka dhene sot detaje rreth ngjarjes, duke njoftuar edhe se ne pranga u vu shtetasi Ilir Hoxha banues në Burrel.

Kliko per me shume info

Njoftimi i plote

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Ilir Hoxha, 35 vjeç banues në Burrel.

Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji në fshatin Bradashesh duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar tre këmbësorë.

Si pasojë shtetasja V.S., 48 vjeçe banuese në fshatin Bradashesh ka gjetur vdekjen ndërsa dy këmbësorët e tjerë shtetasit Sh.F., 46 vjeçe dhe K.H., 31 vjeç banues në fshatin Bradashesh ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy pasagjeret në këtë mjet, shtetaset E.K., 59 vjeçe banuese në fshatin Rrajcë Librazhd dhe E.H., 39 vjeçe banuese në Burrel. Të dyja ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here