I shkrumbuan ‘Benzin’, pronari emër i njohur për policinë. Sherri me thika para një viti

Nje makine tip “Benz” eshte gjetur i shkrumbuar mengjesin e sotem ne Vlore. Policia e Vlores ben me dije se ngjarja ka ndodhur pas mesnate ne vendin e quajtur si Xhamia.

Sipas saj, automjeti i djegur eshte në pronësi të shtetasit Eduard Alikaj, i cili nuk eshte emer i panjohur per policine.

Kliko per me shume info

Ky person ka qene i arrestuar pas nje sherri me thika per ceshtje parkingu, ku se bashku me nje tjeter lane tre persona te plagosur.

“Më datë 12.02.2018, rreth ora 01:00, në lagjen ”Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur Xhamia, është djegur pjesërisht, automjeti tip ”Benz” , në pronësi të shtetasit E.A.

Mjeti ka qënë i parkuar. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkaqeve të djegies së mjetit”- njofton Policia.

Cfare ndodhi ne parking dhe arrestimi i Alikajt

Më datë 15.12.2016, në lagjen “29 Nëntori” pas një konflikti midis palëve për shkak të parkimit të automjetit, situata është agravuar deri në përdorimin e mjetit prerës “thikë”, ku kanë mbetur të plagosur tre shtetasit F.V, Ç.V dhe F.V, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar fizikisht edhe një nga personat e arrestuar, shtetasi Eduard Alikaj, i cili u shtrua ne spital.

Burimet thane se shkak i sherrit dhe konfliktit fizik eshte bere bllokimi i makinës së Alikajt në parkingun me pagesë në qytetin e Vlorës. Ndaj mes 44 vjeçarit Alikaj dhe mikut të tij Hënes Dalipaj nisi sherri me punonjësit e kompanisë “TIS Park shpk”.

Alikaj kishte parkuar mjetin e tip ML me targa AA 777 KP dhe kishte refuzuar të bënte pagesën prej 50 lekësh në orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.