Shkon dy minuta me vonesë në Parlament, ministri britanik jep dorëheqjen: Më vjen turp

Kliko per me shume info

Ministri britanik i departamentit të Ekonomisë, Lord Michael Bates, dha dorëheqjen vetëm se shkoi dy minuta me vonesë në Dhomën e Lordëve.

Ministri Bates mbërriti në Dhomën e Lordëve dy minuta pasi diskutimet kishin filluar, dhe për këtë kërkoi falje para të gjithë të pranishmëve dhe dha menjëherë dorëheqjen.

Kliko per me shume info

“Besoj se do e pranoni faljen time të sinqertë ndaj jush që nuk isha i pranishëm për t’i dhënë përgjigje pyetjes suaj. Më vjen turp që nuk isha në vendin tim dhe për pasojë jap dorëheqjen”- u shpreh ministri.

Sidoqofte kryeministrja Theresa May që është në një udhëtim në Kinë e ka refuzuar dorëheqjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.