Shkojnë për kontroll droge, policët grabisin magazinën

Omorr Demiraj, një qytetar nga Vlora, tregon historinë e tij të pazakontë në emisionin “Stop”. Një mbrëmje policia e Vlorës ka zbarkuar në magazinën që disponon Demiraj në fshatin Drashovicë për një kontroll lëndësh narkotike.

Vetëm pak minuta më vonë Tomorri ka mbërritur në vend dhe ka gjetur derën e shqyer e po kështu kangjella e llamarina të shkatërruara. Versionin e Tomorrit e konfirmon edhe një dëshmitar. Në fillim efektivët policorë i janë ofruar me para në dorë për të rregulluar dëmet, por Demiraj ka konstatuar se ata kanë grabitur shumë pajisje që arrijnë vlerën 10 mijë euro.

Kliko per me shume info

Drejtori i Policisë Vlorë, Gentian Sherifaj, në një bisedë telefonike thotë se policët e tij kanë tjetër version, ndaj tani çështjen duhet të zbardhin të tjerë organe.

“I hoqën vidat pastaj, se është me vida nga lart dhe e palosën këtë. Kanë zbritur këtu, kanë çuar skelën këtu dhe e kanë shqyer zgarën me kazëm. Njëkohësisht është futur tjetri nga jashtë. Dritarja ka patur zgarë si gjithë të tjerat, e kanë shqyer zgarën dhe janë futur brenda. Kanë bërë kontrollin fizik të objektit për lëndë narkotike, nuk gjetën gjë, morën ç’mundën dhe ikën! Vlera e mallit është mbi 10 mijë euro!”

Gazetari i emisionit “Stop” thotë se më 17 Janar 2018 efektivët e komisariatit të Vlorës kanë shkuar në magazinën e Tomorr Demiraj në Drashovicë, për të kryer kontroll për lëndë narkotike.

Gazetari – Kur ke ardhur në objektin tënd, çfarë ke konstatuar që mungon?

Denoncuesi – Më mungon një gjenerator korenti, dy pompa uji presioni të fuqishme, një pompë uji benzine e fuqishme, komplet çelësat e servisit: trapanë, gurë zmeril, dy motorsharra shumë të mira, që i kisha sjellë nga jashtë.

Gazetari – Sa shkon përafërsisht vlera e të gjithave?

Denoncuesi – Vlera e materialeve pak a shumë, pa dëmin e objektit, më shkon 10 mijë euro.

Gazetari – Si e mësove që policia ka ardhur në objektin tënd?

Denoncuesi – Më lajmëruan që ka shkuar policia me dy makina policie te objekti jot. Ishte ora 12:00 kur më kanë marrë në telefon. Marr disa miq të mi që punojnë në polici, njëkohësisht edhe të plotfuqishmin e zonës, kush ka shkuar në objektin tim dhe për çfarë arsye. Nuk dinte njeri gjë. Policët sot nuk pranojnë që kanë hyrë në objekt sepse ishte një shkelje shumë e madhe dhe u verifikua që vodhën.

Gazetari – Pra, pavarëisisht që mungon zgara, llamarina ishte e hapur dhe dera, ata nuk e pranojnë që kanë qenë në objekt?

Denoncuesi – Nuk e pranojnë që kanë qenë në objekt. Ne shkuam në objekt për verifikim për drogë thonë, por nuk u futëm brenda.

Gazetari i emisionit “Stop” tregon se një efektiv i policisë i ka thënë pronarit të magazinës që nuk kanë hyrë në objekt, por e kanë fotografuar nga dritarja. Ndërkohë që magazina është e mbushur me thasë dhe ka mjaft vende ku mund të fshihet lënda narkotike, si mund ta ketë verifikuar policia vetëm nëpërmjet fotografive nga dritarja?

Një dëshmitar rrëfen se efektivët e policisë kanë qëndruar për rreth gjysmë ore brenda në magazinë dhe janë larguar vetëm 4-5 minuta para se të mbërrinte pronari. Pra, sipas dëshmisë së qytetarit, hidhet poshtë mundësia që të ketë hyrë dikush tjetër në objekt pasi janë larguar efektivët.

Ndaj gazetari komunikoi me Drejtorin e Policisë Vlorë, Gentian Sherifaj nëpërmjet një lidhjeje telefonike.

Gazetari – Kemi një rast, ku është bërë një kontroll për lëndë narkotike në një fshat, në një magazine dhe personi, që është Tomorr Demiraj, kam përshtypjen se ke dijeni, pretendon se gjatë kontrollit për lëndë narkotike i janë vjedhur disa sende të vetat, që sipas tij kanë vlerën e 10 mijë eurove.

Dr. Policisë Vlorë – Po, po!

Gazetari – Dhe i është dhunuar objekti.

Dr. Policisë Vlorë – Ka ardhur, e kam takuar, e kam dëgjuar, kam kërkuar informacion nga strukturat, e kam informuar në lidhje me faktin që ka ndodhur, por ai ka mendime të tjera, ndryshe nga ato që pretendojnë punonjësit e policisë, që kanë qenë atje. Kanë qenë shtatë punonjës policie.

Gazetari – E kuptoj.

Dr. Policisë Vlorë – E kam orientuar në lidhje me këtë sepse faktet që ne kemi janë, dalin jo ashtu siç pretendon zotëria. I kam thënë, bile i kam dhënë numër telefoni, për të kontaktuar me struktura të tjera, që merren me verifikimet, që verifikojnë punën e policisë, pasi ne nuk mund të verifikojmë punën tonë.

Gazetari – Po, po patjetër!

Dr. Policisë Vlorë – Dhe di që ka bërë kallëzim dhe po ndiqet kallëzimi. Kështu që në këtë pikë janë organe të tjera tani besoj që e vlerësojnë nëse ai ka të drejtë apo kanë të drejtë punonjësit e policisë.

Denoncuesi, Tomorr Demiraj tregon se kur ka shkuar për t’u ankuar për dhunimin e objektit te drejtori i Policisë Vlorë, efektivët negociuan me njëri-tjetrin për t’i rregulluar objektin.

“Ranë dakord që të vinin të më rregullonin objektin, privatisht. Më dërgon një polic me lekë në xhep, më thotë merr ustallarët, po e rregullojmë ne zararin vetëm mos e bëj publike! Unë rashë dakord dhe kur erdhën me dy ustallarë dhe me një punëtor, që kam unë, për të rregulluar objektin, polici aty me lekë në xhep, konstatoj që ishte bërë kërdia dhe e nxjerr policin jashtë nga objekti”.

Pronari i magazinës thotë se ka bërë kallëzim penal në prokurori dhe është në pritje të përgjigjes.

“Unë i akuzoj, nuk dyshoj!”, e përmbyll ai./ tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.