Shkodër, në lokalin ku trafikohej kokaina u sulmua për vdekje 21-vjeçari

Policia e Shkodrës dha detaje sot për goditjen e një grupi kriminal në Shkodër, i cili trafikonte lëndë narkotike të llojit kokainë. Policia bëri me dije se ka sekuestruar edhe lokalin, i cili përdorej për shpërndarjen e lëndës narkotike, i quajtur “Samba Club” në afërsi të Bërdicës.

Në këtë lokal para pak muajsh dhe konkretisht në daten 3 shtator të vitit 2017 ka ndodhur një plagosje e pasuar nga vdekja. Edmir Nilaj, 21-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë në 3 shtator të vitit të kaluar, ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Kliko per me shume info

Plagosja ndodhi në 3 shtator të 2017 rreth orës 3:35 kur, Edmir Nilaj 21-vjeçari nga fshati Vukël në Malësinë e Madhe mori një plumb në kokë por edhe dëmtime në kafkë nga goditja, njofton starplus.

Ngjarja ndodhi në fshatin Beltojë. 21-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës ku qëndroi për 4 muaj në gjendje kritike për jetën. Konflikti kishte nisur fillimisht në lokalin e natës, me muzikë live dhe balerina, në “Samba Club”.

21-vjeçari Edmir Nilaj që ndodhej me disa shokë në lokal i humbi një celular. I plagosuri në lidhje me celularin e humbur ka nisur debatin me disa persona në një tavolinë ngjitur me të.

Aty është afruar autori i dyshuar i plagosjes, Admir Dekovi, i cili punonte si bodiguard. Më pas të gjithë bashkë kanë dalë jashtë lokalit në oborr duke vijuar konfliktin.

Në një moment Edmir Nilaj dhe Admir Dekovi janë konfrontuar fizikisht derisa Dekovi dyshohet se ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë dhe po ashtu e ka goditur 21-vjeçarin.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke bërë të mundur shoqërimin në komisariatin e Shkodrës të personave të përfshirë në konflikt të identifikuar nga kamerat e sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here