Hetimi për dosjen "CEZ", Shkelzen Berisha merret në pyetje në prokurori

Aktualitet

Shkelzen Berisha eshte marre ne pyetje ne prokurorine e Tiranes ne lidhje me ceshtjen e CEZ. Ne oret e pasdites se enje ai ka mberritur ne prokurori ku mesohet se ka dhene shpjegime per 30 minuta ne lidhje me kallezimin e bere ndaj tij nga Komisioni Hetimor Parlamentar.

Pas dhenies se deklarimeve ne prokurori, Shkelzen Berisha ka publikuar nje sqarim ne faqen e tij zyrtare:

Post flluske-thirrjes

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndonese deshtoi me turp per t’I ofruar publikut qofte dhe nje fakt te vetem qe me lidh mua, aktivitetin tim, kontaktet ose te ardhurat e mia me privatizimin e OSSH. Edi Rama, kryegjykatesi dhe kryeprokurori I ri I Shqiperise, ne pamundesi per te gjetur, nje prokuror, gjykates apo dhe agjensi shteterore qe do merrte persiper te bente nje kallezim pa prova e fakte, u detyrua t’ja servirte kete corbe, te vetmes specie, qe mund ta gelltiste. Tualetit te tij parlamentar.

Me gjithe presionin politik, prokuroria nuk pati asnje rruge pervec se ta pushonte kallezimin ne fjale. genjeshtra per gjoja nje premtim takim qe dy persona pa asnje lidhje me mua, I benin njeri tjetrit, doli se ishte bere plot 9 muaj pas perfundimit te procesit te privatizimit, qe do te thote qe ky takim (qe nuk ka ndodhur kurre) nuk kish se per cfare te ndikonte.

Por menjehere pas shpalljes kryeprokuror dhe kryegjykates I perkoheshem I Shqiperise, Edi Rama, dergoi nje flluske thirrje te re, me shpresen se do mund ta perdore si gjethe fiku per te mbuluar lakuriqesine e tij, te damkosur nga skandalet, vjedhjet, korrupsioni dhe droga.

Pavaresisht instrumentalizmit politik dhe mungeses absolute te fakteve. Njelloj sic kam vepruar 4 here pergjate teatrit te komisionit hetimor. Si qytetar dhe ne respekt te ligjit, I jam pergjigjur flluske-thirrjes se fabrikuar nga kryeprokurori I narkoshtetit per te dhene te njejtat pergjigje qe kam dhene para medias sa here qe kam dale nga komisioni. - Qe aktiviteti im, te ardhurat e mia, puna dhe veprimtaria ime, nuk kane asnje lidhje me privatizimin e OSSH.

Per ta provuar kete te vertete ne rruge ligjore, kam ngritur padi penale per shpifje ndaj Tualetit dhe Urithit te Rames.

Por kryeprokurorit te Surrelit nuk I duhet e verteta por shashka dhe tym per te mbuluar skandalet e tij.

I kapur nga paniku Rama shpreson te mbuloje 650 milione euro qe sipas KLSH ka vjedhur nga parate e shqiptareve gjate divorcit te “mjaltit” me CEZ.

Provon te mbuloje skandalet qindra miliona euro koncesione qe ka shperndare pa asnje kriter tek kompani fantazem pas se cilave qendrojne, miqte dhe ortaket qe plackisin taksat e shqiptareve se bashku me te.

Kerkon te mbuloje pallatet pa fature dhe bankat me pronare anonim te kthyera ne lavatrice parash te pista nga “nusja” e shtepise.

Tenton te mbuloje diamantet dhe miliona euro te perdorura per blerje votash, qe ai dhe ministri I tij sigurojne, duke u lene trafikanteve peng makinat dhe vellezerit si garanci per paprekshmerine e droges qe trafikojne.

Por numerimi mbrapsht ka filluar dhe nuk do te jete e larget dita kur kryeprokurori dhe kryegjykatesi I perkohshem, do lere rehatine sarajeve te Surrelit, per te ndare fatin e dhomen me marionetat e zullumeve te tij.

ME TE LEXUARAT