Shkatërrohet grupi i prostitucionit me vajza shqiptare në Itali, u hidhej vaj i nxehtë në trup

Aktualitet

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet prostitucioni me vajza shqiptare.

Mësohet se bazën e tyre e kishin në Brianza. Nga 30 personat e arrestuar, shumica prej tyre janë me origjinë shqiptare, të akuzuar për trafik droge, shfrytëzim dhe nxitje prostitucioni.

Çdo vajzë bënte 500 euro nata, rreth 12 mijë euro në muaj, shkruan Il Cittadino. Mjafton të shfrytëzoje 3 vajza për të bërë 40 mijë euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat italiane raportojnë se njërës prej vajzave i është hedhur vaj i nxehtë në trup, dhe ka marrë plagë të rënda. Në grupin e arrestuar, kishte dhe vajza rumune. Të gjitha vajzat mashtroheshin me premtimin se do tu gjehej punë në shtetin italian.

ME TE LEXUARAT