Shkatërrimi i bandës së fuqishmë të kokainës, paralajmërohen arrestime në Shqipëri

Aktualitet

Policia italiane pas një hetimi 1 vjeçar ka shkatërruar një rrjet të madh të trafikut të drogave, kokainë e hashash, që niste në Shqipëri dhe përfundonte në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se ka pasur arrestime në Romë dhe qytete të tjera, por edhe në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri më tani janë ndaluar 31 persona, shumica shqiptarë, ndërsa në pranga janë vënë 12 prej tyre.

Në operacionin e ditës së sotme, policia ka sekuestruar 4 kilogramë kokainë të pastër në 92 %. Kokainën grupi mësohet se e merrte nga Spanja dhe Holanda. Ndërsa hashashin e merrte nga Shqipëria.etimi i përbashkët ka bërë të mundur të ndiqen penalisht 31 persona prej të cilëve 12 janë arrestuar në flagrancë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është bërë i mundur arrestimi njëkohësisht në Itali i 6 shtetasve shqiptarë, 1 italian dhe 1 rumune rezidentë në Itali dhe në Shqipëri i një shtetasi shqiptar Mario Ç, 38 vjeç, nga Lushnja me akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Grupit i është kapur 4.6 kilogramë kokainë dhe 1050 kilogramë hashash. Policia ka sekuestruar edhe shumën prej 36.860 eurosh kesh, para të ardhura nga shitja e drogës

ME TE LEXUARAT