EMRI/ Sherr me thika në Tropojë, i riu plagos bashkëmoshatarin

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për plagosje me thikë një të riu.

Ngjarja në fjalë ndodhi në vendin e quajtur “Kroi i Dojanit” fshati Bujan në Tropojë.

Kliko per me shume info

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Fatlind Vidrica akuzohet se plagosi shtetasin me inicialet A.B., 24 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 14.02.2018, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Fatlind Vidrica, 23 vjeç, banues në fshatin Bujan, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Kroi i Dojanit” fshati Bujan, duke udhëtuar se bashku me shtetasin A.B, në mjetin e këtij të fundit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë shtetasin A.B duke e goditur me thikë në krah dhe dorë.

I dëmtuari shtetasi A.B., 24 vjeç, banues në fshatin Dojan, ndodhet në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (thikë), që dyshohet se është përdorur nga autori.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 78 e 22 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.