Sherr me thika në Tiranë, plagoset një 28-vjeçar

Një 28-vjeçar është plagosur ditën e djeshme pas një sherri me thika në kryeqytet.

28-vjeçari është goditur në pjesën e shpatullës me thikë nga persona ende të paidentifikuar. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hafiz Ibrahim Dalliu” në Tiranë.

Kliko per me shume info

Shtetasi K.R, banues në Tiranë, është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, në polici ka deklaruar se çdo gjë ka ndodhur nga një konflikt i çastit.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here