Sherr masiv mes emigrantëve në Francë, qëllohen me armë pesë prej tyre

Të paktën pesë persona janë qëlluar me armë në qytetin francez Calais, pas një sherri masiv mes emigrantëve nga Afganistani dhe Eritrea. Katër të rinj përkatësisht të moshës 16-18 vjeç janë në gjendje kritike për jetën dhe janë dërguar menjëherë në spital, ashtu sikurse edhe një emigrant tjetër i cili ka marrë plagë të rënda.

Sakaq, raportohet se 13 emigrantë janë dëmtuar për shkak të goditjeve me shufra hekuri.

Kliko per me shume info

Ministri francez i mbrojtjes Gerard Collomb, është shprehur se përplasja ka qenë shumë serioze. Sipas tij, emigranti që ndodhet në gjendjen më të rëndë është qëlluar me dy plumba, një në qafë dhe një në shpinë.

“Ka pasur përshkallëzim të dhunës duke shqetësuar kështu si banorët e qytetit Kale ashtu edhe emigrantët”, ka thënë ministri.

Shkaku i këtij sherri masiv nuk është bërë ende i ditur, por mësohet se ka ndodhur në momentin që po prisnin të merrnin ushqim dhe janë përfshirë rreth 130 emigrantë. Agjencia e lajmeve BBC bën të ditur se kanë ndodhur shpesh konflikte mes afganëve dhe afrikanëve në këtë zonë, megjithatë ky është konflikti më i ashpër që ka ndodhur mes emigrantëve në Kale prej disa muajsh dhe përdorimi i armëve të zjarrit është një shqetësim shumë i madh.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here