Shën Valentini i zbuloi të dashurin Encës

Enca Haxhia është bërë e njohur në fushën e muzikës për publikun shqiptar, por edhe për shkak të hireve të saj tepër tërheqëse.

Këngëtarja shqiptare, çdo herë arrin të marrë vëmendjen e të tjerëve, e këtë shpesh e bën më shumë përmes fotografive provokuese, e të tilla janë edhe videoklipet e saj. Por ajo na zbuloi një detaj, këtë Shën Valentin.

Kliko per me shume info

Këngëtarja ka pranuar që është në një lidhje duke postuar surprizën që i ka bërë partneri. Në foton e postuar shihet një letër dashurie dhe një arush me fjalën të dua.

“E dashur, në ditën e Shën Valentinit po shpresoj, ashtu siç shpresoj gjithmonë, që ti do e kuptosh se lumturia që kam, është për shkakun tënd”, shkruhet në letër.

Enca shumë e lumtur ka ndarë një video ku shihet duke mbajtur një tullumbac me arush ku shkruhet “Të dua kaq shumë”.

Dhe më vonë një foto ku tregon se ndodhet në Amsterdam e me këtë postim ka zbuluar kështu se i dashuri i saj jeton atje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here