Gjirokastër/ U shembet shtëpia, familjarët evakuohen në konviktin e qytetit

Aktualitet

Një banesë e vjetër në Gjirokastër është shembur pjesërisht orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, në zonën historike të qytetit.

Moti i keq me stuhi të forta shiu dhe përmbytjet që kanë përfshirë qytetin e Gjirokastrës, kanë shkaktuar dëmtime të rënda në banesat e vjetra çka ka bërë që ato të jenë në rrezik shembje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, familjarët që banojnë aty janë ekavuuar dhe për momentin ndodhen në konviktin e qytetit ku janë sistemuar nga autoritetet vendore dhe Emergjencat Civile.

Banesa konsiderohej monument kulture e kategorisë së dytë nga Drejtoria Rajonale e Kulturës, por siç duket qartë edhe nga këto foto e publikuara nga Shqiptarja.com ka qenë tejet e amortizuar edhe për shkak të mungesës së investimeve.

 

ME TE LEXUARAT