SHBA: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në OKB

Politikë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, ka përsëritur edhe sot mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën.

Në fjalimin e saj, Haley ka theksuar se Kosova ka përparuar mjaftë që nga periudha e pavarësisë së saj, dhe se SHBA-të janë të gatshme që ta ndihmojnë edhe më tutje Kosovën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“ Ne e përkrahim fuqishëm Kosovën në anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare përfshirë edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Haley, duke i bërë thirrje Serbisë që të përafrojë marrëdhëniet e saj me Kosovën.

ME TE LEXUARAT