Sekuestrohet sasi e madhe heroine në Durrës

Sekuestrohet një sasi e madhe heroine në Durrës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se droga e shtrenjtë është kapur në port në tentativë për tu dërguar në Itali.

Kliko per me shume info

Sasi prej 10 kilogramësh heroinë është kapur në një kamion me targa AA 943 OO që kishte si destinacion portin e Ankonës në Itali.

Droga ishte fshehur në kabinën e kamionit të mbushur me konfeksione, me të cilat ishte ngarkuar kamioni.

Deri më tani është vënë në pranga shoferi i kamionit, ndërsa po hetohet për bashkëpunëtorët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.