Sekuestrohen 11 kg heroinë në Durrës, policia: Ja emri i shoferit të ndaluar

Policia Kufitare e Portit Durrës godet një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta. Sekuestrohen rreth 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Kliko per me shume info

Gjetja e lëndës narkotike gjatë kontrollit në vijë të dytë nga Policia Kufitare.

Kontrolli i imtësishëm mbi bazën e informacioneve të Policisë Kufitare në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Në kabinën e kamionit “MAN”, me targë AA 943 OO nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar Heroinë.

Kamioni drejtohej nga shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, ku është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku do kryhet dhe peshimi i plotë i saj.

Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plasmasi me destinacion Firenzze-Itali.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Njëkohësisht është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje me këtë rast.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here