Ekstradimi i financierit të ‘Habilajve’, Basha: Seiti mund të çonte Tahirin në burg, peshkun e parë të madh

Pas pak tensioneve të krijuara në sallën e Kuvendit, ku deputetët e PD-së bllokuan foltoren e Kuvendit, kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar për mediat.

Basha nga jashtë ambienteve të Kuvendit, e ka cilësuar skandal çështjen e ekstradimit të Nazer Seitit, i cili cilësohet si financier i “Habilajve”. Lideri i PD-së tha se Seiti ishte bërë gati që të bashkëpunonte me drejtësinë, por u ekstradua pasi nuk ai nuk duhet të fliste. Basha pohoi se Tahiri mund të ishte peshku i parë i kapur, për t’i lënë rrugë peshqve të tjerë.

Kliko per me shume info

“Skandali më i madh në 27 vite histori është rrëmbimi i Nazer Setiti, qenka mbajtur shënim se sa para i janë dhënë Tahirit, Ramës, sa për zyrtarët e tjerë të lartë të kësaj mafia. Sipas vet pohimeve të familjareve të tij, ishte bërë gati të kthehej në bashkëpunëtor të drejtësisë, duke i dhënë kësaj çështje Tahiri-Habilajve një zgjidhje vendimtare, dukem rrëzuar çdo alibi të Ramës për mosvënien pas hekurave të ministrit të tij të shembullit. Duke i dhënë Shqipërisë peshkun e madh të parë, për t’i hapur rrugë peshqve të mëdhenj, autorët e inkriminimit të Shqipërisë.”, tha Basha.

Ndër të tjera, Basha tha se opzita nuk do pranojë që ti mbyllet goja.

“Mafia e ekstradoi Seitajn për t’i mbyllur gojën dhe për të mbrojtur Edi Ramën. Opozita kërkoi fjalën në përputhje me rregulloren për të kërkuar prezencën e Ramës për ta përballur me këtë skandal të madh. Ky skandal vërteton se kryeministri, ministri dhe drejtoria e Burgjeve, Interpoli, Policia e Shtetit janë bërë të gjithë bashkë për ti mbyllur gojën dëshmitarit kyç. Opozita nuk do pranojë që t’i mbyllet goja. Opozita do jetë në krah dhe në ballë të kësaj përpjekje jetike që sot është në dorë të një bande”- tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here