Vrau bashkëshorten gjyqtare, shtyhet seanca për Fadil Kasemin

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij gjyqtare Fildez Hafizi.

Burime bëjnë me dije se shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve mbrotës.

Kliko per me shume info

Në seancën e parë, Kasemi u përball në Gjykatën e Krimeve të Renda me Klodian Tafën, shoferin e furgonit që mori peng ditën e ngjarjes pas kryerjes së krimit.

Seanca e radhës do të mbahet më 16 shkurt. Kasemi gjykohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “rrëmbim personi” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht të vitit të kaluar në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë. 53-vjeçari Fadil Kasemi e qëlloi ish gruan e tij 39 vjeçe e cila ishte edhe nëna e dy fëmijëve nga martesa e tyre, në mes të ditës me një plumb në kokë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here