Abuzimet me rrugët, nis seanca te Krimet e Rënda për Dashamir Xhikën

Aktualitet

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur paraditen e sotme seanca ndaj tre ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët po hetohen për abuzime në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Në seancën e sotme ish-kreu i ARRSH-së, Dashamir Xhika, dhe dy drejtuesit e menaxhimit të projektit të rrugës, Aksel Qurduka dhe Albens Alite, do të njihen me masën e sigurisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-kreu i ARRSH, Dashamir Xhika akuzohet për “korrupsion pasiv”, ndërsa dy ish-zyrtarët e tjerë akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Kallëzimi ndaj Xhikës u bë për parregullsi në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pas përfundimit të auditit. Kallëzim u bë edhe për ish-Drejtorin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit Aksel Qurduka dhe për Albens Alite, drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan.

Sipas auditit, dëmi që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit është në vlerën 53 983 340 dollarë.

Dashamir Xhika dha dorëheqjen nga detyra në muajin shtator 2017.

ME TE LEXUARAT