Salianji: Rama vendosi drejtësinë nën diktat, ja zyrtarët që po hetoheshin

Kliko per me shume info

Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike, u shpreh mbrëmjen e sotme se reforma në drejtësi ka rënë, ndërsa akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka vendosur drejtësinë në diktatin e tij.

Salianji tha se drejtësia ka rënë, është kthyer në shtojcë të Edi Ramës, ndërkohë që reforma synonte një drejtësi të pahapur nga politika.

Kliko per me shume info

Në studion e Oranews, deputeti i PD-së u shpreh se kur drejtësia ishte e pahapur nga Rama, prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit.

“Sot ka ndodhur që gjithë reforma e ashtuquajtur reformë ka rënë. Ka drejtësi të kapur dhe shtojcë të Edi Ramës. U kërkua që të kishte drejtësi pa ndikim nga politika.

Ka ndodhur që prokurori i përkohshëm Edi Rama ka vendosur nën diktatin e vet Prokurorinë. Dhe së dyti në komisionin e posaçëm për kandidatët jo gjyqtarë dhe prokurorë janë zgjedhur persona që kanë lidhje të forta me Partinë Socialiste.

Janë zgjedhur njerëz që janë larguar nga OMN-ja. Ata kanë thënë se këta njerëz nuk janë për këtë punë dhe sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit thotë se drejtësinë e bëj unë.

Kur drejtësia ishte e pa kapur nga Rama, Saimir Tahiri e kërcënoi dhe kur i tha nuk keni parë gjë akoma dhe i çoi një emisar në shtëpi, atëherë Rama u detyrua ta mbronte në Parlament duke marrë kosto politike.

Sot hetimi duhet të nisë edhe për Edi Ramën sepse ka qenë kryeministër në këtë periudhë dhe sot mos qofsha i gabuar mu duk një kërcënim nga Haxhinasto që tha se në qoftë se më godisni politikisht do t’ju godas politikisht”, tha Salianji.

Sipas tij, për Qazim Sejdinin, Ilir Beqajn, Vangjush Dakon, Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, ka pasur hetime para se Edi Rama të kapte prokurorinë, ndërsa sot nuk flitet për asnjë nga këto.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.