Sali Berisha thirret të dëshmojë në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit

Kliko per me shume info

Ish kryeministri Sali Berisha është thirrur të dëshmojë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në procesin gjyqësor kundër Emiljano Shullazit.

Përveç Berishës pritet të dëshmojë edhe ish Drejtori i Përgjithshëm i Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar, Ardian Çipa dhe shtetasja Marsida Musai.

Kliko per me shume info

Marsida Musai është bashkëshortja e biznesmenit bashkëpunues me drejtësinë Ylvi Beqja, i cili dëshmoi në seancat e mëparshme kundër Shullazit, Gilmando Danit dhe tre personave të tjerë të cilët akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Shullazi dhe grupi i tij akuzohen për kanosje dhe gjobëvënie. Fillimisht emri i Sali Berishës është përmendur nga ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u shpreh pak kohë më parë se ai ka dijeni për kërcënimet që Shullazi u ka bërë Mynyr Konit dhe Dhori Kules.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.