Rusia alarmon NATO-n, vendos raketa në kufi me Europën

Rusia vendos raketat bërthamore në kufijtë e Europës, duke vënë në alarm NATO-n. Shqetësimin e ngriti presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, e cila tha se Moska ka vendosur në enklavën ruse të Kaliningradit, raketat Iskander që mund të përshtaten për të mbajtur koka me mbushje bërthamore.

Raketat do të qëndrojnë aty për një periudhë të pacaktuar, teksa në të kaluarën sistemi Iskander është vendosur përkohësisht gjatë stërvitjeve ushtarake.

LEXO EDHE:  Frika e luftës mes SHBA dhe Rusisë, vjen takimi i pazakontë
Kliko per me shume info

Kreu i komisionit të mbrojtjes në parlamentin rus Vladimir Shamanov e konfirmoi lajmin dhe tha se kjo ishte një kundërpërgjigje ndaj shtimit të prezencës së NATO-s pranë kufijve të Rusisë. Raketat Iskander kanë një rreze veprimi prej 500 km, duke përfshirë vendet baltike e territorin polak.

Enklava ruse e Kaliningradit konsiderohet nga NATO si territori më strategjik i Rusisë për të gjithë Europën. Tensionet mes NATO-s dhe Rusisë janë shtuar që pasi Moska aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here