Rrëzohen dy helikopterë ushtarakë, disa të vdekur

Pesë vetë vdiqën pasi dy helikopterë ushtarak u rrëzuan në një shkollë të stërvitjes në rajonin Var të Francës të premten.

Vdekjet janë konfirmuar nga autoritetet lokale dhe një burim sigurie, raporton Reuters, pa detaje të menjëhershme për shkakun e rrëzimit.

Kliko per me shume info

Përplasja ndodhi pranë liqenit Carces rreth 50 km nga Saint Tropez. Avionët e përfshirë në aksident janë nga Shkolla e Luftës së Aviacionit të Lehtë (EALAT) Cannet des Maures.

Rreth 20 ushtarë dhe një komandant policie janë në vendin e rrëzimit së bashku me helikopterë ushtarakë dhe policorë.

Më parë ishte raportuar se po kryheshin kërkime për një person të gjashtë që ishte në bordin e një prej helikopterëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here