Rrezik përmbytje, dy lumenj prurje të larta, parashikimi i motit për sot dhe nesër

Dy lumenj të mëdhenj në vend do të kenë prurje të larta gjatë ditës së sotme në zonën veriore të vendit. Instituti i Gjeoshkencave, njofton se sot dhe nesër, lumi Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

Sa i përket parashikimit të motit:
Sot pasdite (e diel, dt.11) dhe nesër (e hënë, dt.12) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Kliko per me shume info

Në lindje, në zonat malore priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

Temperaturat
Nesër (e hënë, dt.12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 / 12
në vendet e ulëta: 5 / 12
në vendet malore: -2 / 6 °C.

Era
Sot (e diel, dt.11) dhe nesër (e hënë, dt.12) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe veri-lindje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here