Bën për spital gruan 14 vite më të re, arrestohet 72-vjeçari nga Orikumi

Aktualitet

Policia ka njoftuar sot se ka arrestuar për ushtrim dhune në familje qytetarin Lavdosh.Ç., 72 vjeç, banues në Orikum.

Sipas policisë, shtetasi i mësipërm ditën e djeshme ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij në banesën e tyre, duke e dëmtuar në kokë dhe në e trup.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo e fundit, e identifikuar me inicialet A.Ç., 58 vjeçe, vijon të marrë mjekim pranë ambienteve spitalore.

ME TE LEXUARAT