Çmendet 40-vjeçari, bën për spital ish-dhëndrin dhe prindërit e tij

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 40 vjeçar, pasi akuzohet se ka dhunuar ish-dhëndrin dhe prindërit e këtij të fundit.

Ngjarja është shënuar ditën e djeshme në lagjen nr 8 në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta.

Kliko per me shume info

“Aurel Xhambazi, 40 vjeçari me banim në Korçë eshte arrestuar nga policia pasi më datë 05.02.2018, ai, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish dhëndrrit të tij shtetasit E.K, 23 vjeç, si edhe ndaj (prindërve të këtij të fundit) ish krushqve të tij, konkretisht shtetases V.K, 39 vjeçe dhe shtetasit A.K, 45 vjeç.

Të tre keta shtetas, banues në Korçë, kanë marrë mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal”, njofton policia.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.