Rrëfimi prekës i kampionit shqiptar: Kam larë pjata, kisha borxhe

Kampioni i boksit Ismail Keta, nuk e ka pasur te lehte femijerine. Ai ka rrëfyer sot situatën e vështirë ekonomike që ka kaluar në fëmijëri.

Ne emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në “News24”, ai ishte për të surprizuar një djalë të ri që ëndërron të bëhet boksier.

Kliko per me shume info

Keta ka treguar për të kaluarën e tij të vështirë, por theksoi se kjo gjë nuk e pengoi atë të realizojë ëndrrën e tij.

“Të jesh i varfër nuk është turp. Nga përvoja ime të them se me punë e sakrifica arrihet çdo gjë. Unë vij nga një familje e varfër dhe kur boksi u bë ëndrra ime e madhe, as doreza boksi nuk kam patur. Ato i bëra me leshin dhisë që kishim. Kur shkova në Gjermani, kisha fizikun dhe guximin e Rokut, por së pari më duhej të paguaja lekët që kisha marrë borxh. Lava pjata e bëra lloj-lloj punësh, por kurrë s’iu ndava pasionit tim. Sedra ime, familja ishin prioritetet kryesore.

Bëja gjithmonë 3 punë që të ndihmoja familjen. S’kishte kush më gatuante, haja konserva misri dhe shkoja në stërvitje… Pas 18 vitesh mua falë edhe Zotit arrita të marr vlerësimin për punën time”, tregoi Ismaili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.