Rrahu qytetarin me shkelma, ish deputeti i PD tani tallet me Finon: Më vriste sytë arroganca

Politikë

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, që para pak ditësh dhunoi me grushte e shkelma një qytetar hallexhi në qendër të Tiranës, sot shqetësohet nga ‘mosreagimi dhe arroganca’ e dikujt tjetër.

Kadilli, edhe pse ende s’ka kërkuar ndjesë për dhunën ndaj qytetarit, video që bëri xhirron e rrjetit duke shkaktuar reagime të shumta, komenton humbjen e Bashkim Finos në garën për kreun e FSHF, me fjalë që duket se i shkojnë më shumë përshtat sjelljes së tij të para pak ditëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja çfarë shkruan ai në rrjetet sociale:

“Përshëndes Finon me këngën “si Duka(t) i vogël je”.

Sot u luajt një ndeshje për futbollin. Në këtë ndeshje më vriste sytë arrogancën e pushtetit. Dhe, më shumë se kaq, heshtja dhe mosreagimi.

Nuk kam pasur interes të di pak për mënyrën si qeveriset futbolli. Por, çdokush është më mirë se një përfaqësues i pushtetit që po pushton çdo centimetër të jetës tonë”.

ME TE LEXUARAT