Pedagogut i vjen mesazhi për kalimin e pagës, përgjigja që i kthen ai është unike

Politikë

Pagesat e qindra pedagogëve te universiteteve publike, prej disa ditësh janë kthyer në një çështje serioze. Por sot Ministria e Arsimit në një deklaratë u shpreh se pagat do të kalojnë ne llogarite e pedagogeve. Pas kësaj deklarate, pedagogu i UT Romeo Hanxhari në profilin e tij në Facebook ka bërë publike kalimin e rrogës në llogarinë tij bankare.

Pedagogu Romeo Hanxhari e ka refuzuar këtë pagesë që siç thotë ai vjen nga tarifat e studentëve të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postim i Hanxharit në Facebook

Une si pedagog i UT e refuzoj pagen nese ajo me vjen nga tarifat e studenteve te mi!

E patolerueshne!

Ne jemi Universitet Publik. Pagen duhet te na e paguaje Qeveria e ketij shteti. Por Qeveria jep vetem 9 paga, dhe jo 12 te tilla. Dhe thote “3 pagat e tjera merrini nga tarifat e studimeve te studenteve”. Eshte njesoj sikur t’u thuash mjekeve te sistemit publik “3 paga merrini nga tarifat e pacienteve”. Kjo eshte antikushtetuese. Une refuzoj pagen dhe protestoj!

ME TE LEXUARAT