Rokadë në Policinë e shtetit! Drejtori i ri i lëviz të gjithë, ja emrat e kryepolicëve të rinj

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka bere levizjet e para në kupolën e policisë. Gjovalin Loka mbante postin e drejtorit të Shkodrës, është emëruar drejtor për Rendin dhe Sigurine Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Emërimi në këtë detyrë është bërë ditën e sotme. Loka ka marrë pozicionin e Altin Qatos, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Policisë së Elbasanit, pasi u komandua në këtë detyrë pas ngjarjeve të rënda që ndodhën.

Kliko per me shume info

Loka prej vitesh mbante detyrën e kreut të Policisë së Shkodrës. Ai është një ndër oficerët e vjetër të Policisë së Shtetit.

Pas ndryshimit që është bërë në policinë e Tiranës, mësohet se Ardi Veliu ka firmosur dhe disa ndryshime të tjera.

Kastriot Skënderi është emëruar Drejtori i ri i Policisë së Tiranës duke zëvendësuar kështu Ardi Veliun. Aktualisht ai eshte drejtor i drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

Skënderi ka qenë më parë drejtori i policisë së Gjirokastrës dhe Vlorës. Ai ka drejtuar policinë e Gjirokastrës në vitin 2015, në kohën e ndërhyrjes në Lazarat ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha.

Ndryshimet

Aida Hajnaj, zv/drejtore e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ne vend te Rebani Jaupit

Rebani Jaupi, drejtori i menaxhimit të të dhënave në Policinë e Shtetit

Gjovalin Loka, drejtor i Rendit në Policinë e Shtetit

Altin Qato, drejtor i Policisë Elbasan

Enkeleda Tosku, drejtore e Pergjithshme e Kufirit dhe Migracionit, ne vend te Aida Hajnajt

Bledar Çeliku, aktualisht drejtor i Policise Lezhe eshte emeruar drejtor i Njesise se Task-forces se Forces se Ligjit.

Artan Shkembi, zv drejtor i Akademise se Sigurise, tani eshte emeruar drejtor drejtorie te Task Forca e Forcës së Ligjit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.