Zbulohen detajet tronditëse, para se ta përdhunonte shqiptaren, ish-ylli i Milanit...

Sport

Nente vite heqje lirie dhe 60 mijë euro dëmshpërblim ndaj viktimës, një vajze shqiptare, të cilën ata e përdhunuan eshte denimi i dhene per Robson De Souza, i njohur si Robinjo, 33-vjeçar dhe mikun e tij, Rikardo Falko.

Ne baze te vendimit te Gjykates ne Milano, pesë vite më parë, braziliani (në atë kohë luante te Milani) ka përdhunuar një vajzë shqiptare (22 vjeç), ndërsa mediat italiane kanë zbardhur edhe motivimin e dënimit të gjykatës, ku ndër të tjera thuhet: “Robinjo dhe miqtë e tij kanë pasur që në fillim të bisedës me vajzën qëllime vulgare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Termat e përdorur për ta fyer dhe nënvlerësuar, të qeshurat, por edhe kërcënimet janë tregues i qartë i planit të tyre ndaj viktimës. Veprimet e tyre, përveç përdhunimit, u karakterizuan edhe nga dhuna e paraushtruar ndaj vajzës, e cila pas aktit ka pasur edhe trauma të tjera në trup, siç evidentohen në raportin mjekësor.

“Sipas rindërtimit të ngjarjes të bërë nga gjykata, më 22 janar të vitit 2013, vajza shqiptare po festonte ditëlindjen në një lokal të njohur milanez. Gjendja e dehur e saj ka lehtësuar qasjen e Robinjos, i cili ka qenë i pari që ka përfituar.

Pikërisht alkooli i konsumuar e ka penguar vajzën të bëjë rezistencë edhe ndaj Rikardo Falkos, 35-vjeçar dhe mik i futbollistit. Dyshja i ka ‘huazuar’ viktimën edhe katër bashkëkombësve të tjerë, të cilët deri në atë moment kishin asistuar në skenë pa ndërhyrë”.

ME TE LEXUARAT