Rita Ora "thyen top-listat gjermane, “For You” mbi 53 milionë klikime

Showbiz

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Këngëtarja ka pasur një perfmormancë fantastike në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards.

Duket se kjo ka bërë që të shtohet interesim për veprat e bukuroshes edhe në Gjermani. Në fakt, 27-vjeçarja përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se është rikthyer në vendin e parë të top listave muzikore të Gjermanisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bëhet fjalë për këngën “For You”, të cilën e solli në bashkëpunim me këngëtarin Liam Payne, e cila është kolonë zanore e filmit “Fifty Shades of Freed”.

“Faleminderit Gjermania.

“For You” sërish në vendin e parë të top-listave zyrtare gjermane”, ka shkruar ndër të tjerash Ora në llogarinë personale në Instagram. Theksojmë se deri më tani kënga e dyshes është shikuar mbi 53 milionë herë në YouTube dhe ka më pak së një muaj që ka dalë.

ME TE LEXUARAT