Rezultatet e Censusit kombëtar të Shpendëve 2018/ Klosi: Kontribut i moratoriumit të gjuetisë

Aktualitet

139 mijë shpendë dimërorë të ujit popullojnë 21 ligatinat shqiptare kundrejt  90 mijë individëve në vitin 2016. Këto janë të dhënat e censusit të shpendëve dimërorë të ujit, 2018.

Rritja më e madhe është shënuar në lagunat e Karavastasë dhe Kune Vainit, me përkatësisht 7 mijë dhe 15 mijë shpendë. Gjithashtu u regjistruan 60 specie të shpendëve ujorë ndërsa një numër surprizë shpendësh u numëruan në Kune Vain, 16% i totalit, ku në vitin 2017 ishte vetëm 5% i numrit të përgjithshëm të shpendëve regjistruar. Për sa i përket shumëllojshmërisë, në krye qëndron Divjakë Karavasta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa Narta dhe Kune Vain kanë regjistruar më shumë se 30 lloje të ndryshme të shpendëve. Rezultate pozitive u shënuan edhe në numërimin e Pelikanit Kaçurrel ku  u regjistruan 230 individë, nga të cilët 120  në Karavasta, e vetmja zonë në vend ku ai folenizon, 33 individë në Nartë dhe në rezervuarin e Thanës, 56 individë.

Pas prezantimit te tyre, në një ceremoni të veccantë në lagunën e Karavastasë, ministri Klosi deklaroi se rezultatet që tregojnë rritje të numrit dhe llojeve të shpendëve, janë efekt i  moratoriumit të gjuetisë, zbatimi i të cilit do të kontrollohet më rreptësisht. Zonat e mbrojtura, deklaroi ministri Klosi do te kthehen ne destinacione mirëfilli turistike. Në këtë kuptim fauna e egër e tyre do të jetë pjesë e atraksionit  turistik të parqeve tona kombëtare.

“Me kryetarin e Bashkisë po flisnim për numrin e shtuar të turistëve  që vijnë vizitojnë këtë zonë edhe gjejnë në këtë zonë të Shqipërisë një parajsë qetësie, një parajsë e cila ju ofron atyre çdo gjë që natyra ka prodhuar në këtë vend. Dëgjova me shumë vëmendje censusin e shpendëve në gjithë Shqipërinë dhe më pëlqeu shumë që është shtuar qetësia si e njerëzve dhe e shpendëve pasi është kontribut shumë i madh i politikave pozitive që janë ndjekur, është një kontribut shumë i madh i politikës së ndjekur për të stopuar gjuetinë edhe mbase kjo është edhe një nga arsyet që numri i shtuar në të dy lagunat vjen nga qetësia e këtyre specieve”- tha Ministri Klosi

Duke iu përgjigjur interesit të aktivisteve për rritjen e investimeve turistike në Shqipëri, nëse këto do të zhvillohen edhe në zonat e mbrojtura,  ministri Klosi u shpreh se do të ruhet ekuilibri midis  zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të qëndrueshëm të mjedisit. “Kudo në Shqipëri  do të ruhet ekuilibri ndërmjet  zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit  të qëndrueshëm të mjedisit. Ju siguroj që në zyrën time shumë më tepër dëgjohet zëri i ekspertëve mjedisor se sa kushdo tjetër.” – tha ministri Klosi.

Ministri Klosi së bashku me aktivistët e shoqërisë civile, Kryetarin e Bashkisë dhe Prefektin  mbollën 2 mijë fidanë pishe  dhe pastruan zonën e bregdetit  e cila gjithashtu, është dhe më e frekuentuara nga turistët.

ME TE LEXUARAT