Reshjet e shiut, zona të shumta në vend pa energji elektrike, ja çfarë thotë OSHEE

Moti i keq i dy ditëve ka shkaktuar avari në rrjetin elektrik të disa zona të vendit, kryesisht ato rurale ku janë shfaqur 90% e defekteve.

OSHEE është duke ndjekur furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve nëpërmjet rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike nga Drejtoria  e TL dhe Drejtoritë Rajonale përkatëse.

Kliko per me shume info

Në gatishmëri janë vendosur rreth 2200 punonjës, në nënstacione, fidra dhe nivel kabinash.

LEXO EDHE:  Gjakmarrje në 2018, zbulohen provat që gozhdojnë autorin e vrasjes së Mario Majollarit

Rajonet më të prekura nga defektet janë Elbasani, Gjirokastra dhe Vlora.

Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, hasim në vështirësi për riparimin e defekteve, sidomos në zonat rurale ku kryesisht linjat janë ajrorë dhe terren i lagësht.

Theksojmë se për shkak të motit të keq me erëra dhe reshje të dendura që ka përfshirë vendin, afro gjysma e linjave që nuk punojnë janë stakuar nga vet OSHEE si masë sigurie për të evituar rreziqet në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here