Bien temperaturat, ja zonat ku do të ketë reshje shiu e bore

Aktualitet

Meterologet parashikojne renie te temperaturave dhe reshje ne disa zona te vendit. Sipas IGJEUM, reshje do te kete ne Vlore dhe Gjirokaster ndersa ne zonat malore do te kete reshje bore.

RESHJET

Sot pasdite (e premte, dt.23) dhe nesër (e shtunë, dt.24) në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër lokalisht deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark), kryesisht nesër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reshje dëbore në 700m mbi nivelin e detit, por në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 16

në vendet e ulëta: 9 / 16

në vendet malore: 2 / 7 °C.

ERA

Sot pasdite (e premte, dt.23) dhe nesër (e shtunë, dt.24) era pritet të fryjë e lehtë.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

ME TE LEXUARAT