Reshje bore dhe shiu/ Situata sipas qarqeve, ja rrugët e bllokuara

Kliko per me shume info

Reshjet e borës në shumë zona të vendit kanë sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve, duke lenë të bllokuar disa zona.

Bazuar në informacionet e dërguara në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile nga specialistët e Emergjencave Civile në Institucionet e Prefektëve, nga stacionet e MZSH-së në bashkitë e qarqeve, drejtuesit dhe përfaqësuesit e Njësive të Qeverisjes Vendore, si dhe nga pika të tjera të kontaktit në nivel qendror dhe vendor, situata ka qenë si më poshtë:

Kliko per me shume info

SITUATA PËR SHKAK TË KUSHTEVE TË MOTIT:

Gjatë 24 orëve të kaluara mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me vranësira të dendura, reshje shiu në të gjithë vendin dhe reshje dëbore në lartësitë e zonave malore. Në zonën veriore ka pasur reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët deri mesatar dhe lokalisht të lartë në pjesën e dytë të ditës. Në zonat malore në lartësitë mbi 400 metër ka pasur reshje dëbore. Në zonën qendrore ka pasur reshje shiu të herë pas hershme, fillimisht me intesitet të ulët dhe më pas me intesitet mesatar dhe të lartë, breshër lokal pas mesditës. Në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër ka pasur reshje dëbore. Në zonën jugore ka pasur reshje shiu të herë pas hershme, shtrëngata dhe stuhi lokale. Intesiteti më i lartë i reshjeve ka qenë në pjesën e dytë të ditës, shoqëruar me breshër të izoluar. Në lartësitë mbi 500 metër ka pasu reshje dëbore. Sasia më e madhe e reshjeve të shiut të rregjistruara gjate natës është shënuar: në Korçë me 35.0 mm, Vlorë 33.0 mm, ndërsa në pjesën tjetër të vendit më pak se 17.0 mm reshje shiu.

Qarku Shkodër.

Bashkia Shkodër. Aksi rrugor rural Shkodër-Theth është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Qafë Thore. Reshje dëbore kanë rënë gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm. Aksi rrugor rural Shkodër-Breg Lumi, në vendin e quajtur Mali Shoshit, është i bllokuar pasi ka rreth 30 cm dëbore. Reshje dëbore kanë rënë gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm.

Bashkia Malësi e Madhe.

Aksi rrugor rural Selcë-Vermosh është i kalueshëm me zinxhirë në vendin e quajtur Qafa e Bordolecit pasi ka rreth 40 cm dëbore. Reshje dëbore kanë rënë gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm. Aksi rrugor rural Koplik-Razëm-Bogë është i kalueshëm. Në këtë aks rrugor ka rreth 20 cm dëbore që kanë rënë gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm.

Bashkia Vau Dejës.

Akset rrugore janë të kalueshme në zonat malore të bashkisë Vau-Dejës, ku ka pasur reshje dëbore që kanë rënë gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm.

Bashkia Pukë.

Territori i bashkisë Pukë prej mëngjesit e deri aktualisht është përfshirë nga reshjet e borës. Deri në këto momente situata paraqitet pa probleme, ndërkohë që reshjet e dëborës vijojnë të bien me intensitet deri të lartë. Trashësia e borës në qytet është mbi 10 cm, ndërsa në lartësitë malore i ka kaluar rreth 20 cm. Të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale në territorin e bashkisë Pukë janë të kalueshme pa probleme. Në akset rrugore nacionale mjetet e subjektit kontraktor që mirëmbajnë këto akse po punojnë me intensitet. Në aksin rrugor nacional Pukë-Fushë Arrëz, si dhe anasjelltas, është e domosdoshme hedhje më shumë e kripës në rrugë, pasi në disa segmente rruge ka rrezik rrëshqitje të automjeteve. Një mjet fadromë që disponon bashkia është në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast kur është e nevojshme.

Bashkia Fushë-Arrëz.

Akset rrugore nacionale janë të hapura. Në disa segmente rrugore kalimi është me vështirësi dhe rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Aksi rrugor rural Fushë Arrëz-Iballë është hapur. Kalimi i automjeteve kryhet me vështirësi dhe rekomandohet përdorimi i zinxhirëve pasi ka rreth 20 cm dëborë. Po punohet për mbajtjen hapur të këtij aksi rrugor pasi reshjet e dëborës po vazhdojnë të bien dhe i kalojnë 50 cm në disa segmente të tij. Akset rrugore rurale të tjera që lidhin njësitë administrative të kësaj bashkie janë aktualisht të hapura dhe kalimi bëhet nga automjetet por është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve. Një fadromë e bashkisë vazhdon të punojë për të penguar bllokimin e segmenteve rrugore.

Qarku Kukës.

Qarku i Kukësit ka pasur reshje dëbore dhe reshje shiu të shoqëruara me erëra të forta nga verilindja. Aktualisht ka reshje sporadike të dëborës me intesitet të ulët.

Akst rrugore.

Akset rrugore nacionale që përshkojnë qarkun janë nën prezencën e borës dhe efektin e rënies së gurëve dhe dherave prej skarpateve. Aktualisht është kjo gjendje në akset rugore, të cilat janë prekur nga këto kushte atmosferike: Rruga e Kombit është e kalueshme normalisht. Po punojnë 4 borëpastruese dhe 4 borëpastruese janë në gatishmëri. Lartësia e borës në Tunel-Kalimash është 10 cm. Aksi rrugor Kolsh-Qafë Shllak është i kalueshëm me zinxhirë. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 2 borëpastruese janë në gatishmëri. Lartësia e borës është rreth 10 cm. Aksi rrugor Kukës – Bushtricë është i kalueshëm normalisht.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.