Rëndohet situata nga gripi, 24 mijë të sëmurë, cdo javë në spitale

Epidemia gripale në vend po përkeqësohet. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik raportojnë për 24 mijë persona të sëmurë në një javë që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Reth 600 urgjenca paraqiten në ditë në shërbimin e Pediatrisë dhe te Infektivi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Mjekët infeksionist thonë se fluksi është i madh, ndërsa një pjesë kanë nevojë për shtrim.

Kliko per me shume info

Raste të rënda dhe që janë nën kujdesin e mjekëve, ka edhe në shërbimin e Pediatrisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Sipas ekspertëve, situata epidemike regjistron 40% raste më shumë krahasuar me një vit më parë.

Aktualisht në qarkullim janë virusi B dhe virusi A i tipit AH1N1. Problematikë sipas Institutit të Shëndetit Publik është edhe situata e fruthit, ku në total numërohen 80 të infektuar.

Shumica e të prekurve janë fëmijë në 1 vjeç, ndërsa nuk mungojnë edhe rastet me komplikacione. Fruthi një javë më parë shënoi edhe një viktimë në vendin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.