Reforma e ujit, nisin shoqërimet në polici, verifikohen 900 subjekte private

Sikundër kishte paralajmëruar vetë kryeministri Edi Rama, ka nisur aksioni për “reformën e ujit”, me masa represive nga Policia e Shtetit.

Nga njoftimet që vijnë nga Ujësjellës Tiranë, ka vijuar edhe 24 orët e fundit aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm, si pjesë e reformës kombëtare të ujit.

Kliko per me shume info

Si rezultat i aksionit të 15 grupeve të Task-Forcë në terren për verifikimin dhe ndërprerjen e të gjitha rasteve të lidhjeve të paligjshme si dhe për nënshkrimin e aktmarrëveshjes me Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës për detyrimet e prapambetura, janë verifikuar deri më tani 900 subjekte private.

Po sipas UKT-së, nga konstatimet e kryera, 15 nga rastet janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

Ndërkohë, UKT u bën apel të gjithë konsumatorëve familjarë që të përfitojnë nga afati i fundit deri më 28 shkurt për të lidhur kontratat e rregullta si dhe për të nënshkruar akt-marrëveshjen për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura përmes skemave të pagesës ne këste.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here