Redon Makashi njësoj si prindërit, tregon se kur ka plan të martohet

Showbiz

Sa herë që këngëtari i njohur Redon Makashi zbulon ndonjë gjë të re për jetën private, është e pamundur të mos fitojë vëmendje.

Megjithëse është në grupin e artistëve që nuk i pëlqen të fokusohet te jeta private dhe as të zbulojë më shumë detaje për njeriun që ka në krah, edhe Redoni e ka pasur të vështirë ta shmangë pyetjen e përhershme “Kur do të martohet?”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe këtë herë, i ftuar në “Lart e poshtë” me Eraldo Rexhon, Redoni u përball sërish me të njëjtën pyetje. Më shumë sesa atij vetë, statusi i tij si beqar duke se “shqetëson” të madh e të vogël.

Këtë herë, kantautori vendos të ndryshojë përgjigje. Meqenëse prindërit ia kërkojnë gjithmonë të njëjtën pyetje sepse kanë dëshirë të bëhen gjyshër, ai ka vendosur t’u ngjajë atyre. Në fillim ata sollën në jetë Redonin dhe pastaj u martuan.

“Po na ikën mosha, por ka ende kohë për t’u bërë baba. Prindërit e mi ma kërkojnë non stop duke më thënë se fëmija është mjalti i mjaltit. Jam i sigurt se kur të bëhem me fëmijë, ata do më nxjerrin nga shtëpia mua dhe do të merren me të”, tha Redoni.

ME TE LEXUARAT