Reali mposht PSG-në, Liverpool ‘shkel’ Porton

Sport

Real Madridi e ka mposhtur PSG-n, me rezultat 3-1, të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Në një përballje të zjarrtë, sidomos në finish të ndeshjes, skuadra “merenguese” arriti fitore të madh, dhe më e qetë shkon në sfidën e kthimit që luhet në Paris.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kampionët e Francës të parët kaluan në epërsi me golin Rabiot (33’), kurse, rezultatin e barazoi Ronaldo (45’). Ndërkaq, në fraksionin e dytë të lojës, parisienët e nisën me mirë lojën, megjithatë, ishin nikoqirët që gjetën e golin e avantazhit më ane të Ronaldos (83’), kurse, Marcelo (86’) realizoi golin e tretë për Realin.

Ndërkaq, në takimin tjetër, Liverpool e ka ‘shkel’ në udhëtim Porton, me rezultat 0-5, dhe thuaj se skuadra e Jurgen Klopp siguroi kualifikimin në rundin tjetër të garave në elitën e futbollit evropian. Mane shënoi het-trik, kurse, nga një gol për fitoren e “Reds” e shënuan Salah e Firmino.

ME TE LEXUARAT