Reagon ashpër politikani: Drejtësia si palmat në autostradë, kryeministri si daulle çarë

Kreu i Gruit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ka denoncuar gjendjen e palmave dhe investimin për to në autostradën Tiranë-Durrës, duke e quajtur dështim të qeverisë.

Vasili ka akuzuar Ramën se nuk guxon të flasë për të mbrojtur fajtorët, dhe sakaq ka cilësuar reformën në drejtësi si palmat në autostradë.

Kliko per me shume info

Reagimi i plotë:

Drejtesia “e re”, qe eshte thare si palmat ne autostrade.

Qindra milion leke para’ te shqiptareve u asgjesuan dhe u kthyen ne palma te thara ne autostraden Tirane -Durres.

Kryeministri bubullon e flet si daulle e care per gjithe dynjane po per fajtoret e ketyre palmave s’guxon te flase.

Kryeministri i lemerisur nga frika nuk flet per ata, qe i grabiten keto qindra milion leke,se ka frike per vete.

Mijra e mijra shqiptare kalojne ne autostrade perdite perpara krimit shteteror te kryeministrit.

Prokuroria e kapur nga kryeministri le te kaloje edhe ajo me makine perpara palmave te thara,le te rrije me duar te lidhura e le te rrije edhe me goje te mbyllur.

Ndaj mjaft më,me denglat e drejtesise se ” re,” qe eshte thare si palmat ne autostrade.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.