“Zonjave ju shërbej vetë”, batutat e Ramës në familjen fermere: Sa miza e grenxa duroj unë

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama e ka kaluar drekën sot në një familje fermerë në Kozarë të Beratit, ku si gjithmonë në bisedë me banorët nuk kanë munguar batutat edhe për politikën e madhe.

Fillimisht Rama e ka nisur me një ironi, pas deklaratave që jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh pas rasteve të tilla.

“Ja tani që na shohin tek ERTV do thonë vajti atje. Ata të shkretët nuk kanë të hanë. Kanë mbledhur ça kishte fshati për t’i dhënë ty. Ça të them unë…”, iu tha kryeministri mikpritësve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithëse të pakta në tavolinë, shefi i ekzekutivit është shprehur shumë i gatshëm t’iu shërbejë grave të pranishme, mes të cilave dhe deputetja e PS Ermonela Felaj.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155593555041523/

“Zonjave ju shërbej vetë, ju i shërbeni kujt të doni. Këtë e kam zakonin tim. Burrat ndaç të mos hanë fare, nuk na intereson”, tha Rama.

E ndërsa zonja e shtëpisë është vënë në siklet për të ‘përzënë’ një mizë që vinte rrotull, kryeministri e ka nxjerrë nga situata. “Sa miza e sa grenxa duroj unë…”, tha shpenguar Rama.

ME TE LEXUARAT