Rama: Vota kundër e Shqipërisë në OKB, akt pabesie ndaj SHBA

Kliko per me shume info

Luan Rama, zv.kryetar i LSI-së, tha gjatë seancës parlamentare tha se vota kundër nismës së Presidentit Donald Trump nga Shqipëria në OKB është një akt pabesie ndaj SHBA.

Kuvendi debatoi sot mbi qëndrimin e mbajtur në OKB më 21 dhjetor ku Shqipëria votoi pro një rezolute të paraqitur nga Turqia, përmes të cilës i kërkohej SHBA të tërhiqej nga qëndrimi për njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i ri i Izraelit.

Kliko per me shume info

Rama e konsideroi këtë si një qëndrim të papërgjegjshëm, por jo të paqëllimtë, të  Kryeministrit Edi Rama.

“Pesha e turpit të asaj vote, mbetet nder në si dëshmi pabesie e mosmirënjohjeje ndaj një shteti e ndaj një qeverie mike të Shqipërisë dhe shqiptarëve, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qeveria e Presidentit Trump.

Po përse votimi kundër nismës Trump në OKB ka krijuar shqetësim jo vetëm në Shqipërinë shtetërore, por edhe ndër gjithë botën shqiptare?

Ishte një votim i papritur, kontrovers, i pashqiptuar në asnjë mjedis shqiptar, i pakëshilluar me asnjë institucion kushtetues.

Vota kundër rezolutës Trump provoi se në shërbimin tonë diplomatik ende diplomacia kuptohet si në burimin e fjalës në gjuhën greke, dhiplomata, me dy fytyra”, tha Luan Rama.

Në vijim të fjalës së tij, deputeti i LSI-së theksoi se për interesat e Shqipërisë, për të konsoliduar një rend të drejtë gjeopolitik në Ballkan, edhe në shenjë vlerësimi për rolin paqësues të shqiptarëve në rajon, Amerika mban prej dekadash trupa ushtarake rreth e qark nesh, përballet me manifestime antiamerikane nëpër kryeqytete andej-këndej, përballon koston që simpatia ndaj njërit prodhon antipatinë e tjetrit, ndoshta dhe urrejtjen.

“Nuk po merrem me çfarë përhapin logokratët nëpër media, me atë që e quajnë hakmarrje amerikane. Jam i bindur se hakmarrje të tillë nuk do të ketë. Ndoshta do të kuptojnë pasiguritë e diplomacisë shqiptare, voluntarizmin, druajtjet, solidaritetet e vogla dhe shumë të tjera. Por një ndryshim të vogël qëndrimi po e shohim, dhe kjo kosto vjen prej çoroditjes që sundon në diplomacinë shqiptare, prej mungesës së kauzave të paprekshme, prej strategjisë, e cila nënkupton se miqtë duhet të mbahen edhe me kosto, edhe me humbje”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.