Rama përgjigjet prerë: Teatri do të ndërtohet dhe askush nuk na ndal!

Politikë

Këtë të enjte është diskutuar në Kuvend edhe për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një godine të re.

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka ritheksuar edhe njëherë se Teatri Kombëtar i ri do të ndërtohet dhe askush nuk mund ta ndalë. Kreu i qeverisë ftoi opozitën që të shkojë në teatër, pasi sipas tij ka që pas vitit ’91 që nuk shkel në teatër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në teatrin e ri do shkoni si spektatorë dhe do mësoni nga e  para ç’është teatri sepse keni që në vitin ‘91 që nuk keni shkuar në teatër.

“Jeni si ata aktorët që zihen për muret e teatrit, por që në të vërtetë nuk kanë rol”.

Rama tha se debati për ndërtimin e teatrit ka 20 vite që diskutohet dhe askush nuk ka marrë përsipër të ndërtojë një godinë të re.

“Në do ta ndërtojmë Teatrin Kombëtar, më në fund, dhe kjo është një mbledhje që ka filluar përpara 20 vjetësh.  Kanë vdekur të gjithë ata që ishin në mbledhje, përveç Robert Ndrenikës. Pse?

Sepse askush nuk pati në mendje të ndërtonte teatro, muze.

Ky teatri që s’ka lidhje me teatrin që bëni ju këtu, nuk ka gjëma, nuk do të ndodhin gjëma. Qoftë rruga e re për teatrin dhe kulturën, qoftë reforma në arsim nuk do të ndalet prej jush, tha kryeministri Rama.

ME TE LEXUARAT