Gallatë në Kuvend, Rama tallet keq me Dash Shehin: Pilaf, plons, grosh dhe …tapë!

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputetin demokrat, Dashamir Shehi, i cili pak ditë më parë doli kundër ndërtimit të aeroportit të Vlorës, duke thënë se është një investim turk.

Lidhur me këtë, Rama është tallur keq sot në seancën plenare, ku tha se Shehi kur ngrihet ha pilaf dhe pi raki, e fillon drekën me plons dhe në aksham i fut grosh e pastaj tapë.

Kliko per me shume info

“Dëgjova njërin që doli në një kazan dhe tha nuk duam investime turke, ai kur ngrihet ha pilaf dhe pi raki, e fillon drekën me plons dhe në aksham i fut groshë dhe pastaj tapë. Pilaf, groshë dhe frikë nga ajo që po iu vjen. E kthyet shtetin shqiptar në një zhele pa asnjë vlerë. Jeni gati të beheni çifut, eskimez, dele e zezë e këtij vendi, mjafton të mos jeni këta që jeni. Dëgjova njërin nga ju që doli në një kazan që thoshte nuk duam investitor turk, që e nis ditën me pilaf, pi raki, ha plonc dhe e mbyll me groshë, fshi buzët me peshqir dhe thotë :”jemi europjon, nuk dum turk”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend, i ka kthyer përgjigje opozitës lidhur me çështjen e votës së Shqipërisë në OKB.

Rama tha se opozita krijon ‘kauza’ të rreme pasi ka frikë nga reforma në Drejtësi.

“Sot keni kërkuar debat për Jeruzalemin, nesër mund të kërkoni debat për Kanalin e Panamsë, pasnesër mund të kërkoni debat tjetrë sepse ju jeni në një hall të papërshkueshhëm. Jeni në gjende të shpërthenit dhe një luftë nukleare po të kishit gjë në dorë.

Halli juaj lidhet me atë që po ndodh në këtë shqipërinë tonë të vogël, sot e kërkoni shpëtimin në Lindjen e Mesme, nesër diku gjetkë. Mjafton të jetë një cep i botës.

Keni ankth nga halli që ju ka zënë, keniu humbur pushtetin keni humbur arsyen, keni humbur gjumin, politika juaj është baltë, sepse ajo e shkreta dhe e mallkuara reforma në drejtësi që e votuat me të dyja këmbët në një këpucë sepse ai vettingu që nuk e ndalët dot sepse kjo partia këtu që nuk e mundët tonëë ju kanë futur në një hall shumë të madh”, tha Rama.

Ndërkohë, në komisionin parlamentar të Ekonomisë të javës së kaluar, Dashamir Shehi deklaroi se është kundër zgjerimit të prezencës turke në Shqipëri.

“Jam kundër zgjerimit të prezencës turke në Shqipëri. Nuk dua investimeve turke. Nuk duam turbulenca të politikës turke në vendin tonë. Bëni oferta për vendet perëndimore. Kromin, metalurgjinë, shkollat, aeroportet po i marrin turqit”, u shpreh Shehi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.