Rama: S’jap kokërr Leku për rrugët e fshatarëve që luajnë bixhoz

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama duket se e ka në plan të ulë investimet për rrugët e shkatërruara të fshatrave, por mënyra se si e ka justifikuar këtë është pak e habitshme. “Rrugë për të marrë makinën për të shkuar nga fshati për të loz bixhoz në qytet s’kemi pse bëjmë më. Ne do investojmë rrugë që i shërbejnë agro-turizmit” tha ai. Dhe ky kërcënim shkon për kryetarët e bashkive që kanë kërkuar para për investime në infrastrukture. Mbetet e paqartë se si ata do i seleksionojnë fshatarët e denjë për të patur një rrugë, sipas direktivave të kryeministrit!

Deklarata e Ramës në një aktivitet për zhvillimin rural:

Kliko per me shume info

“S’do të japim asnjë kokërr leku për mbështetje, për ato bashki që nuk janë aktive në thithjen e fondeve alternative, dhe ne agroturizëm. Rruge për të bë rrugë ne nuk do bëjmë. Sepse nuk ua pamë hajrin këtyre rrugëve në kaq vite. Rrugë për të marrë makinën dhe për të lozur bixhoz në qytet s’kemi pse investojmë më. Do i japim hapësire atyre që kanë ide. Nuk duhet të presin në kafen e fshatit që Cristiano Ronaldo t’u zgjidh hallet me atë El Clasico”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.