Rama shkakton furtunë, por gazetari kosovar rrëfen të vërtetën që turbulloi ujërat

Kosovë&Rajon

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama ne Prishtine me rastin e festimeve te 10 vjetorit te Kosoves shtet i pavarur kane shkaktuar nje furtune te vertet.

Por analisti Baton Haxhiu thotë se deklarata e Rames në Kuvendin e Kosovës, ku foli për president të përbashkët, për politikë të jashtme dhe politika sigurie të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë, është nxjerrë nga konteksti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“I gjithë ky spektakël është nxjerrë jashtë kontekstit. Edi Rama ka patur një fjalim prej 9 minutash që ka ndërtuar me imagjinatë, sipas tij, se si do të duhet të ishin marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë në dekadën e ardhshme”, tha ai në një lidhje telefonike të drejtpërdrejtë me Top Channel.

Baton Haxhiu thotë se reagimi, më shumë sesa për deklaratën lidhet me politikën për të kundërshtuar Edi Ramën.

“Reagimi është politik dhe konteksti është për të kundërshtuar Edi Ramën me fjalinë, por jo fjalimin. Është marrë fjalia për një President të përbashkët, duke anashkaluar 10 minutat e tjera që flet për dialogun, rajonin dhe marrëdhëniet Serbi-Kosovë”, shton ai.

ME TE LEXUARAT