Rama reagon për arrestimet, kapen anëtarët e bandave që bënë terror në 5 qytete

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në Facebook vlerëson punën e Policisë së Shtetit në këto pak javë, duke u shprehu se e nxit që “të vijojë papushim më tej punën e mirë”.

Rama rendit edhe pesë operacione të suksesshme të Policisë së Shtetit, në Tiranë, Shkodër, Fier, Lezhë dhe Elbasan.

Kliko per me shume info

Postimi i Ramës:

Falenderoj dhe nxis Policinë e Shtetit për të vijuar papushim më tej punën e mirë

Rezultatet që po vijnë si shpërblim i një pune të palodhur, janë vërtet shumë inkurajuese.

Në pak ditë e deri në orët e fundit, Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses 5 operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar

1.Në Tiranë, u arrestuan në kohë rekord autori i dyshuar si ekzekutor dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, në ngjarjen e ndodhur në 29 janar, ku mbeti i vdekur një person.

2.Në Shkodër, u zbardh ngjarja tronditëse e datës 13 janar, ku të plagosur nga një shpërthim i telekomanduar mbeten 8 persona, përfshirë këtu edhe objektivin e sulmit. U arrestuan 2 autorët e dyshuar.

3.Në Elbasan, u godit një grup i strukturuar kriminal, me 5 persona të arrestuar dhe 1 në kërkim; u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lëndësh plasëse, armë, para dhe kanabis.

4.Në Fier, u zbardh vjedhja me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, e 4 Exchange-ve, ndodhur ditët e fundit. U arrestua autori i dyshuar.

5.Në Lezhë, u sekuestruan 1.4 milion euro pasuri me burim të dyshuar kriminal, në një operacion të finalizuar një ditë më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.