Rama: Qeveria s’ka të drejtë të administrojë Universitetet, ja kush kërkon ‘prerje kokash’

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me debatin mbi reformën e arsimit të lartë dhe takimin që zhvilloi me Senatin e Universitetin të Tiranës një ditë më parë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama tha se qeveria nuk ka asnjë të drejtë dhe detyrim të administrojë Universitetin e Tiranës, pasi kjo i përket bordit të Universitetit.

“Në bazë të ligjit të arsimit të lartë, qeveria nuk ka asnjë të drejtë dhe detyrim të administrojë Universitetin e Tiranës, pasi kjo është kompetencë ligjore e bordit të këtij universiteti. Në bazë të ligjit të ri, bordi i Universitetit është i ndarë. Ata që kanë detyrimin të bëjnë letrat në UT, nuk bëjnë detyrën. Ne morëm një shqetësim nga një grup pedagogësh dhe shprehëm gatishmërinë të takohemi me gjithë senatin e Universitetit, pasi ne nuk mund të hyjmë në një diskutim të brendshëm që është legjitim. Ne nuk u mblodhëm për bravën profesor. Rezervat për ligjin janë çështja e tyre dhe jo e jona. Ata kërkojnë zbatimin e ligjit për arsimin e lartë jo ndryshimin e tij. Ju thoni se është problem autonomia dhe jam dakord me këtë, pasi problem mbetet autonomia e zgjeruar e universitetit.”- tha Rama.

Kliko per me shume info

Ndër të tjera kryeministri tha se ‘prerjen e kokave’ në Universitetin e Tiranës e kërkon dekanati.

“‘Prerjen e kokave’ në Universitet e kërkon dekanati, janë 4 dekanë me në krye Dhori Kulen. Studentet kërkojnë shkarkimin e rektorit, prandaj kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë. Rektori grindet me kryetarin e bordit të administrimt dhe përfundon puna në çështje bravash, kush ka bravën. Ndërrohen bravat në Universtet”- tha Rama.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.