“Tahiri u la i lirë dhe detin e mori Greqia”, Rama i përvishet komentuesit: Kjo është idiotësi

Pas votimit mbrëmjen e djeshme për anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në Facebook.

Teksa opozita nuk votoi fare dhe në karriget e Kuvendit ishin vetëm tre anëtarë të saj, kreu i qeverisë ka postuar një foto të tyre në Facebook.

Kliko per me shume info

“Peisazh opozitar gjatë votimit për ngritjen e organeve të reja të drejtësisë,” shkruan ai me ironi.

Megjithatë statusi i tij u shoqërua me komente nga qyetarët.

“Vazhduan servilat. Bejne like , share dhe koment. Po he more KM na trego pak per Cfare te votojn? Per Tahirin qe u la i lire? Apo per detin qe mori Greqia? Apo per ate gruan nga Kamza qe kishte shendetesi falas por duhet te paguaje 3 mije Euro per operacionin e goces? Ju jeni te gjithe njesoj, si Saliu, Luli, hajduti i Krrabes e duke mbaruar te ju. Po nuk iket ju te gjithe dhe te vije nje brez I ri nuk behet shqiperia. As ne 2050 sic tha anglezi por ne 2500 kismet,” shkruan një prej komentuesve.

“Tahiri eshte ne hetim nga krimet e renda zoteria juaj dhe eshte hera e pare ne historine e pluralizmit qe partia nuk behet avokati i nje eksponenti te saj ne hetim! Detin e mori Greqia thote zoteria juaj po kjo eshte nje idiotesi qe e besojne vetem ata qe rrine me koke ne kazan, dmth eshte kryekeput e pavertete! Sa per dritat e ujin, eshte bisede e gjate por nje gje eshte e sigurte: Po te ishin bere 25 vjet me pare reformat e kater viteve te fundit, sot do i kishim te gjitha! Qe do te thote se s’jemi te gjithe njesoj zoteria juaj!,” ia kthen Rama.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here